Këto janë dy nenet e Ligjit të vlerave të UÇK-së që po i kundërshton SHBA

Aktuale

Këto janë dy nenet e Ligjit të vlerave të UÇK-së që po i kundërshton SHBA

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:50
Philip Kosnett

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

“Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati, ka treguar detaje në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe se cilat nene i kundërshton ai.

“Ambasadori i kundërshton vetëm nenin 5 dhe nenin 9. Asnjë nen tjetër në takimin me mu nuk e ka kundërshtu. Edhe këshilltari i tij në takimet që kam pas ka qenë i të njëjtit mendim. Ai me ka thënë se Neni 5 parandalon fjalën e lirë të qytetarit, dhe unë i them UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër dhe ne jemi kundër atyre që e cenojnë fjalën e lirë të qytetarit, sepse nga pushtuesi tjetër nuk kemi pas të drejtë fjalën e lirë”, ka thënë Ngucati.

Ai më tej ka thënë se ambasadori amerikan e çmon shumë luftën e UÇK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat