Djali rrëfen për babanë e infektuar me COVID-19: Mbani distancën se kjo punë nuk është lojë, është luftë

Aktuale

Djali rrëfen për babanë e infektuar me COVID-19: Mbani distancën se kjo punë nuk është lojë, është luftë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:00
Familjari

97 pacientë po trajtohen për koronavirus në Klinikën e Pulmologjisë, ku 78 prej tyre janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Familjari i njërit prej pacientëve ka treguar për gjendjen e babait të tij i cili po lufton me virusin COVID-19.

“Unë e kam babën këtu, ka dalë pozitiv. Me 27 korrik e kemi pasë te mjeku familjar, i ka tregu asaj se ka temperaturë, kollë dhe simptomat e tjera. Mjekja i ka thënë e ke prej duhanit dhe nuk i ka thënë izolohu ose testohu. Ka qenë faji i mjekes. Baba ka qëndru edhe disa ditë ashtu. Tash po ecë por kollitje ka ende. Të mërkuren kanë me testu përsëri. Edhe nëse i kalon virusi ka me pasë problem me kollitje. Momentalisht gjendjen e ka më mirë, ka fillu edhe me ngrënë por kollitje po ka shumë”, ka thënë ai për Kanal10.

Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër virusit COVID-19, pasi sipas tij “kjo punë nuk është lojë, kjo është luftë”.

“Populli le të ketë kujdes shumë, le ta mbajnë distancën se nuk është kjo punë lojë, kjo është luftë. Mjekët nuk po i mbysin pacientët por po i shërojnë, se këta pa oksigjen nuk po mundem me jetu. Unë i kam parë vetë që kanë tentu me qëndru pa oksigjen, por nuk kanë mundur se ju është ndalur fryma. Kështu që le të kenë kujdes, mos t’i qeshin njëri-tjetrit te fytyra nëpër lokale po le ta mbajnë distancën se i mbysin të tjerët, nuk është lojë, se e mbyt dikë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat