Nagavci e VV-së: Qeveria Hoti nuk po e menaxhon me sukses pandeminë, situata po rëndohet

Aktuale

Nagavci e VV-së: Qeveria Hoti nuk po e menaxhon me sukses pandeminë, situata po rëndohet

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 23:23
Arbërie Nagavci

Arbërie Nagavci, nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se gjendja po rëndohet dhe se qeveria nuk po arrinë të menaxhojë me sukses pandeminë, andaj qytetarët duhet të respektojnë masat.

Nagavci tha se nën udhëheqjen e qeverisë Kurtit, rastet ranë në zero, kurse tash Kosova ia ka kaluar për të keq edhe Italisë.

“Në kohën sa ishte në qeverisje Kurti edhe pse gjendja ishte e panjohur, për fat të mirë ministri ka qenë njeri i fushës, kanë ofruar qetësi, kurse kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj kanë krijuar konfuzitet te qytetarët”, tha Nagavci.

Ajo ka ftuar qytetarët të kenë kujdes dhe të jenë të përgjegjshëm pasi sistemi shëndetësor është i brishtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat