Kelmendi thotë se arkivat e UÇK-së i kanë zhdukur “kUmandantët e “shtabit të rognerit”, për këtë arsye…

Aktuale

Kelmendi thotë se arkivat e UÇK-së i kanë zhdukur “kUmandantët e “shtabit të rognerit”, për këtë arsye…

Nga: H.O. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:22
Ilustrim

Ibrahim Kelmendi, ish themelues i LPK-së në një postim të tij në Facebook ka komentuar rreth vlerave të luftës së UҪK-së. Ai kërkon sqarime pse pikërisht tani ka ardhur ky prozim nga PDK-ja.

Ai ka komentuar tutje këtë projektligj të PDK-së duke trajtuar secilën pikë të tij. Në këtë rast Kelmendi shkruan se ‘arkivat është çështja më problematike, sepse rezulton t’i kenë zhduk kUmandantët e “shtabit të rognerit” dhe argatët e tyre, që të mos mund të dëshmohen konkretisht komplotet e tyre’.

Postimi i plotë:

PËRSE TANI LIGJ PËR MBROJTJEN E VLERAVE TË LUFTËS SË UÇK-së?!

Pse pikërisht tani ky propozim nga PDK? Sepse liderucët e saj janë me bythë në prush, dhe shpresojnë, me këtë ligj mund të bllokojnë padinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës, me seli në Hagë, dhe gjykimin nga Dhomat e specializuara të sistemit gjyqësor të Kosovës, gjithashtu me seli në Hagë?

Naive! Vetëm edhe një provokim i Bashkësisë ndërkombëtare, që na i ka imponuar ato institucione, duke i shkaktuar kështu Kosovës edhe një goditje komprometuese.

Projektligji i propozuar nga PDK, parasheh obligimin institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, të cilat janë:

1. Lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, 2. UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur,

3. Veterani i UÇK-së,

4. Flamuri,

5. Betimi i ushtarit,

6. Stema,

7. Shtabi i Përgjithshëm,

8. Drejtoria Politike,

9. Shtabet e zonave operative,

10. Arkiva,

11. Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Bazuar në këtë formulim [huazuar nga portali “vvropaelire.org”] rezulton të jetë projektligj diletant, edhe pse PDK ka juristë të afirmuar, edhe profesorë në fakultet juridik.

1. Luftën çlirimtare e ka bërë UÇK-ja, e përkrahur nga popullsia pakicë, sepse popullsia shumicë në mars 1998 pat votuar Ibrahim Rugovën dhe LDK-në pacifiste...

2. UÇK-ja ishte formacion heterogjen, i përbërë nga kryengritës vullnetarë, kryesisht të vetë-organizuar e të vetë-sistemuar në njësi e brigada në shtatë zona etnografike të Kosovës; fatkeqësisht kUmandantët e “shtabit të rognerit” dhe argatët e tyre vazhdojnë t’ia kontestojnë datën e themelimit, 27 korrikun 1993, nga Mbledhja e 4-tërt e përgjithshme e Lëvizjes, mbajtur në Prishtinë, sepse duan të bëhen protagonistë themelues me ca data të ndryshme që ata po i improvizojnë.

3. Mbrojtja e veteranit është problematike, përderisa po rezulton se Komisioni qeveritar ka njohur ndoshta dy herë më shumë për veteranë, se sa kishte UÇK-ja pjesëtarë.

4. UÇK-ja nuk kishte flamur, prandaj gabimisht është parapa mbrojtja e flamurit.

5. UÇK-ja nuk kishte “betim të ushtarit”, të miratuar nga institucioni kompetent, ndërsa ka pas më shumë se dy tekste betimi, të sajuara rastësisht nga individët që nuk kanë qenë në rrjedhë se UÇK është themeluar për të çliruar Kosovën nga pushtimi serb, e jo për bashkim kombëtar.

6. UÇK-ja ka përdor disa lloj stemash të formateve të ndryshme, për shkak të prakticitetit, meqë ndryshe ishte ai në krah apo gjoks dhe ndryshe në ballë të kapelës. Prandaj do të duhej mbrojtur stemat.

7. Shtabi i Përgjithshëm nuk ishte formuar nga ndonjë institucion kompetent, por ishte një improvizim sipas skenarit të kUmandantëve të “shtabit të rognerit”, më 11 qershor 1998, për qëllime komplotiste. Deri tani përbërja e atij shtabi është bërë publike vetëm përmes listës që ka miratuar Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve. Ajo listë ka 33 emra të vetranëve, për të cilët thuhet se i përkisnin Shtabit të Përgjithshëm. Profesori Sabit Brokaj, ish ministër  mbrojtjes së Shqipërisë, është prononcuar publikisht se nuk ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. As Ali Ahmeti nuk ka qenë anëtar i atij Shtabi. Ndërsa mungon emri i ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm Sylejman Selimit. Prandaj mbrojtja me ligj e atij improvizimi komplotist, është përcaktim destruktiv. Në fakt, po të kishte Shteti i Kosovës institucione funbksionale, ai improvizim do të duhej hetuar për komplotet që ia ka bërë UÇK-së dhe luftës së saj çlirimtare.

8. Në kuadër të atij improvizimi, i quajtur Shtab i Përgjithshëm, kishte disa drejtori. Por, PDK ka parapa të mbron me ligj vetëm Drejtorinë politike, sepse ajo përbëhej kryesisht nga kUmandantët komplotistë të “shtabit të rognerit” dhe argatëve të tyre, siç po rezulton, gjithashtu profiterë të Luftës.

9. Shtabet e zonave operative gjithashtu janë vet-formime pothuajse spontane e euforike, pa pas normë për formim dhe funksionim, dhe pa miratim nga ndonjë institucion kompetent.

10. Arkivat është çështja më problematike, sepse rezulton t’i kenë zhduk kUmandantët e “shtabit të rognerit” dhe argatët e tyre, që të mos mund të dëshmohen konkretisht komplotet e tyre. Shëmbull: ku është teksti origjinal i Komunikatës nr. 59, procesverbali i formulimit dhe protokollimit, që të mos kenë mundësi Hashim Thaçi, i vetë-deklaruar drejtor she udhëheqës politik i UÇK-së, që nuk e ka formuluar as miratuar ai, ndërsa shefi i një drejtoreie tjetër të ShP, Rexhep Selimi, të deklaron se atë tekst e ka miratuar Hashim Thaçi (meqë nuk di të formulon tekste). Në fakt, moti është dashur t’i dorëzohen Arkivit të Shtetit të gjitha arkivat. Por, për momentin askush nuk flet, ku gjenden ato arkive.

11. Komplekset memorialë janë formuar në bazë të ndonjë ligji apo rregullore përkatëse, prandaj nuk ka nevojë të dublifikohet mbrojtja e tyre, sepse krijohen konfuzione.

Që të kuptohen taktikat komplotiste të kUmandantëve të “shtabit të rognerit” dhe argatëve të tyre, fatkeqësisht edhe Komisionit qeveritar për njohje të statusit të veteranëve të UÇK-së, po sjell edhe një listë të këtij Komisioni:

“SHTABI I PËRGJITHSHËM / STATUSI I DËSHMORIT:

1. Adrian R. Krasniqi, 003757 (nr. i aplik.), Vranoc (vendlindja)

2. Agim B. Qelaj 003850 Pejë

3. Bahri Rr.Fazliu 04098 Llaushë,Besjanë

4. Bekim F. Berisha 003691 Graboc

5. Edmond I Hoxha 000260 Junik

6. Hakif S. Zejnullahu 001366 Besianë

7. Haxhi H. Hoti 002578 Rogovë

8. Hazir A. Malaj 003127 Bajram Curr

9. Ilir H Kunushevci 003191 Prishtinë

10. Luan H. Haradinaj 000325 Gllogjan

11. Qenë A. Qenaj 002877 Romajë

12. Rexhep R. Bislimi 001682 Ferizaj

13. Skender H. Qeku 003855 Pejë

14. Xhavit B. Haziri 004094 Druar

15. Zahir Q.Pajaziti 001369 Orllan

Asnjëri nga këta MARTIRË të UÇK-së nuk kanë qenë ndonjëherë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, sepse në të shumtën e rasteve ata janë martirizuar para 11 qershorit 1998, kur ka ndodh improvizimi i (vet)formimit të Shtabit të Përgjithshëm. Këtë falsifikim kUmandantët e kanë shpërdor, jo për të nderuar këta martirë, por për t’i shpërdor emrat e tyre, sikur martirizimi i tyre ishte meritë e Shtabit të Përgjithshëm, i cili tani u dashka të mbrohet nga liderucët e alarmuar të PDK-së, që po mundohen ta përvetësojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës që ta miraton!

Janë alarmuar kot, sepse askush nuk po i konteston, kritikon e poshtëron vlerat e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, por vetëm të kUmandantëve dhe profiterëve – prandaj duan të na imponojnë ligj për mbrojtje të tyre individuale, duke na dënuar nëse do të guxonim t’i demaskojmë e diskreditojmë, siç e meritojnë!

Po të kishte funksionalitet ligjor Prokuroria Speciale e Kosovës do të duhej t’i hetonte këto falsifikime e shpërdorime, që t’ia mbron nderin dhe dinjitetin UÇK-së së Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës!

Krye-komprometimi i UÇK-së po ndodh sa herë që kUmandanti Azem Syla po prezantohet si “komandant i UÇK-së” (në variante të ndryshme), edhe gjatë procesit gjyqësor që po i bëhet si udhëheqës i një bande të krimit ordiner të organizuar, edhe pse nuk ka provë konkrete të jetë zgjedh apo emëruar për komandant të ndonjë niveli nga cilidoqoftë institucion kompetent...

***

Këtu mund ta shihni listën zyrtare të Komisionit qeveritar, i cili ka falsifikuar cilësimin e 15 dëshmorëve, si të kishin qenë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kur janë martirizuar:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat