Mbishkrimi në uniformat e Policisë dhe njësiteve emergjente maqedone edhe në shqip

Aktuale

Mbishkrimi në uniformat e Policisë dhe njësiteve emergjente maqedone edhe në shqip

Nga: Fatmir Beka Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Ministri i punëve të Brendshme të Maqedonisë veriore Agim Nuhiu ka publikuar në profilin e tij në facebook një foto ku shihet emblema e policisë maqedone e shkruar në gjuhën shqipe. Në uniformat e policisë deri tani janë shfrytëzuar vetëm gjuha dhe shkrimi cirilik dhe ai anglez , shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Sot ministri Nuhiu ka nënshkruar aktet normative për emblemat e uniformave policore edhe në gjuhën shqipe.

„Nënshkruam aktet normative për emblemat e policisë edhe në gjuhën shqipe. Policia e trafikut, njësia kufitare, e helikopterëve dhe njësia speciale” tha Nuhiu.

MPB e Maqedonisë pas publikimit të Nuhiut në facebook njoftoi për vendosjen e dygjuhësisë në uniformat e policisë dhe konstatoi se bëhet fjalë për obligimin ligjor që duhet realizohet.

„Në Ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve në Maqedoninë Veriore në nenin një përcaktohet se në zë gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore në raportet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedone edhe shkrimi cirilik. Në vazhdim të nenit të njëjtë përcaktohet se gjuha e dytë është ajo që e flasin së paku 20 për qind  (Gjuha Shqipe) që po ashtu është gjuhë zyrtare dhe shkrim në harmoni me ligjin” thuhet në kumtesën e MPB që transmeton Tanjug.

Në harmoni me nenin 8 alineja 3 të këtij ligji nënvizohet se uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe punonjësve shëndetësisë në komunat në Shkup ku së paku 20 për qind flasin gjuhën e ndryshme me atë maqedone përveç shkrimit edhe gjuhës maqedone si zyrtare, përdoret edhe gjuha që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve  të asaj pjese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat