Kosova “rekord” viktimash nga Covid, në rajon vetëm Maqedonia Veriore ka më shumë të vdekur - Bota Sot
Kosova “rekord” viktimash nga Covid, në rajon vetëm Maqedonia Veriore ka më shumë të vdekur

Aktuale

Kosova “rekord” viktimash nga Covid, në rajon vetëm Maqedonia Veriore ka më shumë të vdekur

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 419 raste, ku prej tyre 341 kanë humbur jetën kurse janë shëruar 6 mijë e 58 të tjerë.

Por Kosova vazhdon të ketë numër të madh të vdekjeve në një milion banorë, krahasuar me disa nga vendet e rajonit, por edhe botës.

Sipas një grafike të publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, Kosova në një milion banorë ka 184 vdekje, duke lënë mbrapa Gjermaninë e cila ka 110 vdekje në një milion banorë.

Më pak vdekje në një milion banorë se Kosova, ka edhe Portugalia e cila numëron 173 vdekje në një milion banorë, por duhet theksuar se Portugalia ka 10 milionë banorë kurse Kosova 1.8 milion banorë.

Shteti i cili ka më së shumti vdekje në një milion banorë, është Belgjika e cila prin me 851 vdekje nga COVID-19, shtet ky i cili ka më shumë se 11 milionë banorë.

Në shtetet e Ballkanit më së miri qëndron Kroacia me vetëm 39 vdekje në 1 milion banor.

Pas Kroacisë vijnë, Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat