Vjosa Osmani niset për në Mitrovicë, kjo është kërkesa e saj për qytetarët - Bota Sot
Vjosa Osmani niset për në Mitrovicë, kjo është kërkesa e saj për qytetarët

Aktuale

Vjosa Osmani niset për në Mitrovicë, kjo është kërkesa e saj për qytetarët

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:18
Vjosa Osmani

Kryekuvendarja Vjosa Osmani, sot në mëngjes ka marrë rrugë për Mitrovicë.

Ajo ka hyrë live në Facebookun e saj ku ka treguar se po vazhdon siç i quan vizitat e gjelbërta, e sot qytetin e lindjen, Mitrovicën për të biseduar me qytetarët për ruajtjen e ambientit.

“Shumë njerëz po mendojnë se në kohë të pandemisë duhet t’i harrojmë të gjitha temat e tjera, por ambienti ku jetojmë ambienti duhet të jetë një nga prioritetet. Me padurim po pres që të bisedoj me qytetarët e Mitrovicës”, ka deklaruar ajo.

Osmani ju ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat anti-covid.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat