Kryeinfermierja e Pulmologjisë infektohet me Coronavirus

Aktuale

Kryeinfermierja e Pulmologjisë infektohet me Coronavirus

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:58
Foto Ilustrim

Kryeinfermierja e klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Arta Sejdiu ka njoftuar se është infektuar me Coronavirus.

Ajo ka folur për gjendjen e saj shëndetësore, derisa ka thënë se nuk ka simptoma të rënda të COVID-19.

Kryeinfermierja ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm, derisa ka thënë se edhe nëse ka përkeqësim të gjendjes, ajo nuk do të dalë derisa të vijë autoambulanca, krejt kjo për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Të nderuar miq e familjar! Une sot rezultova pozitiv ne testin Covid!
S’jam pa shenja, por nuk jam edhe me shenja te renda. Shpresoj t’ia dale lehte!
Une do te respektoj te gjithe, do te izolohem, e edhe nese perkeqesohem, nuk do te dal derisa te vije autoambulanca te me marre!
Andaj, duke ju ruajtur juve, do t’a ruaj edhe veten!
Ju kisha lute te keni konsiderate ndaj gjendjes sime, telefonatat po me shqetesojne!
Ju pershendet POZITIVJA”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat