Pacolli ka disa fjalë për ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Aktuale

Pacolli ka disa fjalë për ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Nga: G.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:09
Behgjet Pacolli dhe Jean-Hubert Lebet

Deputeti Behgjet Pacolli ka lavdëruar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, i cili e ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur mirënjohës për punën e tij në Kosovë për të forcuar miqësinë e fuqishme në mes të Kosovës dhe Zvicrës, përcjell Bota sot.

Pacolli ka thënë se ai ka qenë gjithmonë përkrahës për qëllimet tona për të shtyrë përpara interesat e Kosovës.

Ai po ashtu është shprehur i nderuar që ka bashkëpunuar me të.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet e ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë. Unë i jam mirënjohës për punën e tij në Kosovë për të forcuar miqësinë e fuqishme në mes të Kosovës dhe Zvicrës.
Ai ishte gjithmonë përkrahës për qëllimet tona për të shtyrë përpara interesat e Kosovës.
Jam shumë i nderuar për bashkëpunimin me të dhe përherë falënderues atij, shtetit dhe popullit zviceran.
I uroj gjitha të mirat dhe e mirëpresim përsëri si mik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat