Ndihma e Senatit amerikan për Kosovën, shpërblim për angazhimin e shqiptaro-amerikanëve

Aktuale

Ndihma e Senatit amerikan për Kosovën, shpërblim për angazhimin e shqiptaro-amerikanëve

Nga: D.B. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:38
Bob Dole

Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, dr. Naim Dedushaj përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fakte historike-shqiptaro amerikane dhe rolin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, përkrahja amerikane për Kosovën dhe shqiptaret në përgjithësi, flet se sa i frytshëm ishte angazhimi dhe kontributi në SHBA i shqiptaro-amerikanëve me dekada.

Postimi i plotë:

Fakte historike-shqiptaro amerikanet dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Senatori Robert Dole (Bob Dole) Pjesa 5

Më 21 shtator 1995 Senati i SHBA-ve, aprovoi vendimin për dhënien e së paku 6 milionë dollarëve ndihmë për Kosovën.

Ky vendim u mor me angazhimin personal te Senatorit BOB DOLE , lideri i shumicës republikane në Senat. Kur dihet edhe angazhimi i administratës së presidentit Clinton për çështjen Kosovës, nuk kishte asnjë dyshim se vendimi do te behej i plotfuqishëm.

Ndihma prej 6 milionë dollarëve qe ju dha Kosovës si ndihmë humanitare ishte vazhdim i ndihmës , pothuaj në vlerë të njëjtë që ishte dhënë një vit ma parë .

Ndihmat e ndara dhe te propozuara nga Senati i SHBA-ve, kishin rëndësi politike dhe ekonomike . Me të Senati dhe SHBA-të, vërtetonin interesimin dhe angazhimin e tyre për zbutjen e gjendjes aktuale dhe të zgjidhjes se çështjes së Kosovës dhe për marrëdhëniet e mira e stabile shqiptaro-amerikane.

Presidenti i Republikës se Kosovës dr. Ibrahim Rugova kishte falënderuar SHBA-të,Senatin Amerikan dhe Senatorin BOB DOLE për Ndihmën prej 6 milionë dollarësh për Kosovën .

Serbia me të gjitha mënyrat ka penguar ndarjen e këtyre fondeve për Kosovën mirëpo e kishte shumë të vështirë të pengoj në ndarjen e këtij fondi dhe shumë fondeve të tjera nga SHBA-të për Kosovën .

Ndihmat dhe përkrahja amerikane ishin padyshim edhe shpërblimi më i mire për shqiptaro amerikanët të cilët përmes kontakteve me përfaqësuesit e tyre në Kongres dhe Senat ua bënin atyre me dije gjendjen në Kosovë , situatën e rëndë nëpër të cilën po kalonte populli i Kosovës .

Përkrahja amerikane për Kosovën dhe shqiptaret në përgjithësi më së miri flet se sa i frytshëm ishte angazhimi dhe kontributi në SHBA i shqiptaro-amerikanëve me dekada.

Image
Në përkrahjen e fushatës presidenciale për president të SHBA-ve, për Senatorin Robert Dole (Bob Dole) 
Image
Letër falenderuese nga Senatori Robert Dole (Bob Dole) 
Image
Në përkrahjen e fushatës presidenciale për president të SHBA-ve, për Senatori Robert Dole (Bob Dole)
Image
Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton dhe Senatori Robert Dole (Bob Dole)
Image
Senatori amerikan Robert Dole Senatori Pell , Senatori Pressler , sponsorizuan Rezolutën për Kosovën në Senatin amerikan viti 1990
Image
Senatori amerikan Robert Dole, Senatori Pell , Senatori Alfanso DAMATO , sponsorizuan Rezolutën për Kosovën në Senatin amerikan në vitin 1992

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat