Flet Vjosa Osmani, a do të votojë mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti

Aktuale

Flet Vjosa Osmani, a do të votojë mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 13:44
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ajo ka thënë s epas inicimit të këtij mocioni ajo ende nuk ka pas ndonjë kontakt me asnjë zyrtar nga VV-ja.

Gjatë vizitës së saj në Mitrovicë ajo është pyetur a do të votojë këtë mocion dhe se a i është kërkur vota e saj nga VV-ja.

Përgjigja e Osmanit ishte se agjenda e ngjeshur i ka pamundësuar të bisedojë me VV-në për këtë çështje.

“Koalicioni qeverisës s’ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë sepse siç e dini disa nga votat janë bërë me presion të drejtpërdrejtë. Njëra nga votat ka qenë me presion antikushtetues, kur për tjetrën do të presim vendimin final nga Gjykata Kushtetuese nëse ajo do të mund të numërohet “tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat