Nasim Haradinaj: Ramushi flet kot kur e përmend demarkacionin, duhet t’i themi mirupafshim atij vendi

Aktuale

Nasim Haradinaj: Ramushi flet kot kur e përmend demarkacionin, duhet t’i themi mirupafshim atij vendi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 17:46
Nasim Haradinaj

Sekretari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e konsideron fakt të kryer marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se malazezët do të hyjnë në Kosovë deri aty ku është vendosur kufiri i demarkacionit në Kuçishte.

“Vetëm nëse bëhet ndonjë luftë botërore ndërron kjo punë. Ëndrra të mos mundohet askush askujt të mos i shes”, tha ai.

Sekretari i OVL UÇK-së thotë se në Gllogjan malazezët po futen deri në “sërnishte”.

Ai thotë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka të kot kur e përmend demarkacionin.

“Vetëm tru shpëlarët dhe fansat politik që besojnë se mund të kthehet demarkacioni. Në brendi të gjithë e dimë se kjo punë është kryer. Korrigjim kufiri do të ketë. Ndonjë rregullim aty këtu por 8 mijë hektarë nuk kthehen më, mirupafshim!”, ka deklaruar ndër të tjera Nasim Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat