Pacolli deklarohet për pasurin e tij, ja çfarë thotë

Aktuale

Pacolli deklarohet për pasurin e tij, ja çfarë thotë

Nga: A.M. Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:45
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar publikimin e pasurisë së tij nga mediat, pasi këtë fundit e ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se jemi në mes të një krize financiare dhe kjo është gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë.

Postimi i plotë:

Shikoj shumë komente dhe artikuj në media për pasurinë time të deklaruar, diçka që në të vërtetë nuk e dëshiroj. Jemi në mes të një krize financiare dhe pandemie, ku shumë familje e kanë shumë të vështirë të përballen me jetën e tyre të përditshme.

Gjëja e fundit që na duhet është të tregojmë se çfarë kemi me tepër në jetë. Më e rëndësishmja nga të gjitha janë shëndeti, familja dhe miqtë në jetë. Falënderoj Zotin për këtë!

Image
Behgjet Pacolli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat