Vjosa Osmani nga Mitrovica dërgon një mesazh të fortë

Aktuale

Vjosa Osmani nga Mitrovica dërgon një mesazh të fortë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:08
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, vizitoi qytetin e Mitrovicës. Foli për ndarjen dhe mocionin kundër Hotit.

Gjithçka është gati për ta pritur kryetaren e cila qysh në mëngjes njoftoi se po niset për Mitrovicë.

Por para se të shkojë tek liqeni akumulues në Mitrovicë, Vjosa Osmani takoi kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtirin.

E bashkë me të u drejtuan tek vendi ku po e prisnin qytetarë me të cilën do të bisedohet për ambientin.

Këtu, Osmani pos që foli për rëndësinë e ruajtjes së ambientit, foli edhe për ruajtjen e territorit të Kosovës.

“Në qoftë se dikujt i shkon mendja ta bëjë pjesë të negociatave qoftë duke i dhënë territor apo duke e shndërruar Mitrovicën në një vend jo funksional atëherë plane të tilla nuk do të lejohen”, tha Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit.

Osmani e cila në këtë vizitë u shoqërua edhe me deputet të partive politike u pyet për vendimin e subjektit të saj për ta larguar nga Kryesia.

“Çështjet politike është që do të më shihni edhe shumë gjatë në skenën politike të Kosovës dhe do të më shihni me njerëzit që ja duan  të mirën Kosovës dhe tash po shihet se kush ja donë të mirën Kosovës. Unë do të jem aty ku më duan qytetarët”

Osmani bëri të ditur se ende nuk është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri sa kjo e fundit filloi mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit në kuvend.

“Koalicioni qeverisës nuk ka qenë i qëndrueshëm që nga dita e parë sepse siç e dini disa nga votat që janë bërë me presion të drejtpërdrejtë Ende nuk e kemi biseduar këtë çështje për shkak të agjendës së ngjeshur”

Më pas Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të gjelberta u ndal edhe të fabrika “Fafos”, ku foli për mundësinë e renovimeve të këtyre ndërtesave të cilat në gjendjen që janë paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Vizitën e përfundoi me një dhuratë që iu dha nga punëtorët e fabrikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat