Analisti nga SHBA tregon pse u rishfaq xhandarmeria serbe në Karaçevë, ‘godet’ rëndë dy politikanë...

Aktuale

Analisti nga SHBA tregon pse u rishfaq xhandarmeria serbe në Karaçevë, ‘godet’ rëndë dy politikanë...

Nga: BS Më: 11 gusht 2020 Në ora: 21:20
Xhandarmeria serbe në Karaçevë

Opinonisti dhe analisti i njohur, Ramazan Bekteshi i cili jeton dhe vepron ën SHBA, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Midis pandemisë në rritje, me një kryeministër të ‘Covid-osur’, Hoti, dhe një kryetar partie i ‘çCovid-osur’ tani më por me lëngata multiplekse, Isa Mustafa, dhe derisa ata janë në krye te pushtetit, n’a u rishfaq xhandarmeria serbe në Karaçevë, por jo për here të parë. Ata kësaj radhe defiluan më lirshëm, në mënyrë demonstrative të shoqëruar edhe nga një tufë qensh. Askush nuk dha një deklaratë reale, por vetëm sipërfaqësore; se janë patrullime të përbashkëta rutinore, dhe kaq”, shkruan ndër tjerash Bekteshi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Ramazan Bekteshi

Postimi i plotë:

Karaçeva, incidenti, sakrificat dhe mandati KFOR-it

Midis pandemisë në rritje, me një kryeministër të ‘Covid-osur’, Hoti, dhe një kryetar partie i ‘çCovid-osur’ tani më por me lëngata multiplekse, Isa Mustafa, dhe derisa ata janë në krye te pushtetit, n’a u rishfaq xhandarmeria serbe në Karaçevë, por jo për here të parë. Ata kësaj radhe defiluan më lirshëm, në mënyrë demonstrative të shoqëruar edhe nga një tufë qensh. Askush nuk dha një deklaratë reale, por vetëm sipërfaqësore; se janë patrullime të përbashkëta rutinore, dhe kaq.

E vërteta qëndron se patrullimet e përbashkëta në mes KFOR-it dhe xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe ndodhin me vite, se ky sektor është nën përgjegjësinë e Amerikanëve, dhe një ndër sektorët më të prekshëm së bashku me sektorin e veriut nën përgjegjësinë e francezëve tani më të braktisur.

Në sektorin amerikan (Multi-National Brigade (East), u krijua një tampon zonë në mes Kosovës e Serbisë (1999). Amerikanët e menaxhuan këtë sektor në mënyrë efikase, e me neutralitet edhe atëherë kur në këtë sektor ishte i angazhuar një kontingjent rus, edhe atëherë kur ndodhi konflikti mes UÇPMB-së e forcave të sigurisë Serbe (2000), edhe atëherë kur ndodhi konflikti mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të sigurisë maqedonase (2001).

Amerikanët ishin në krye të detyrës, nuk lejuan që të ndodhin as dëbime, as masakra, por përkundrazi, Lugina e Preshevës u ndërkombëtarizua, dhe u arritë një marrëveshje me prani ndërkombëtare, njëjte si me MV, konflikti e ndërkombëtarizoi kauzën shqiptare, u organizua Marrëveshja e Ohrit me ndërmjetësim ndërkombëtar por mbeti e pa zbatuar me fajin shqiptar, fatkeqësisht.

Atëherë, kur KFOR-i francez e la sektorin verior ne kaos, ishin amerikanët që u kujdesën për ‘Camp Nothinghill’ në Leposaviq, dhe pastaj u vendosën në ish-kampin francez në Novoselë, afër Vushtrrisë, si kamp amerikan për reagim të shpejtë pos atij në Bondsteel.

Kur i shfleton sukseset e sektorit Amerikan për këto 21 vite, dhe e krahason me ketë incidentin e fundit, nuk lë ndonjë përshtypje dhe aq sinjifikative që disa mundohen ta karakterizojnë si një incident ndërkombëtar, disa fajësojnë qeverinë e sotme, por as ato më herët s’kanë bërë më shumë, dhe disa më naivët, paradoksalisht i fajësojnë fshatarët e befasuar, pse ata nuk paskan reaguar krye në vete, para KFOR-it dhe shtetit.

Një reagim nga individë të papërgjegjshëm mund të shkaktonte një reaksion ngjarjesh të padëshiruara duke filluar nga veriu i vendit që mezi presin një pretekst të vogël. Një reagim i pamatur po ashtu do t’i vente aleatët tanë kryesor, amerikanët, në një pozitë të pa lakmueshme, sepse incidenti nuk guxon të ndodhi në sektorin që është nën përgjegjësinë e mbrojtësve tanë, por jo dhe gjetkë

Se ky incident, u menaxhua keq s’ka dyshim, arsyetimi i KFOR-it se patrullat përbashkëta janë rutinore nuk e arsyeton faktin se xhandarët serbe si banditë lëvizën keq në mes të fshatit pa paralajmërim, në vendëse të ishin të shoqëruar me pjesëtarë të KFOR-it që e kanë për obligim. Le të jetë ky incident një leksion, si për vendasit po ashtu edhe për ndërkombëtarët e që mos të përsëritet sërish.

Kësaj klime të mjegulluar po ashtu i kontribuon edhe situata e mjerë politike në vend, me një kryetar pa peshë, dhe me një qeveri jo legjitime, si dhe ndërrimit të tri qeverive të ndryshme brenda vitit.

Burrat dhe gratë, që kanë shërbyer dhe po shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe NATO-s meritojnë falënderimet tona më të sinqerta, për sakrificat e tyre të shumta, për lirinë tonë, për paqen dhe stabilitetin që ia falën vendit tonë dhe rajonit.

Pra, KFOR-i (Kosovo Force) vepron sipas Rezolutës 1244 autorizuar nga KS i KB kapitulli VII. Meqë UNMIKU s’ka më ndonjë mandat, posaçërisht pas pavarësisë, KFOR-i mbetet e vetmja forcë që kujdeset për kufijtë e Kosovës dhe për një ambient të qetë e të sigurtë. KFOR, është organizata me besimin më të madh në Kosovë krahas FSK-së dhe PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat