Deputetja e PDK-së thotë se nuk e nënshkruajnë mocionin e VV’së, kritikon Qeverinë Hoti

Aktuale

Deputetja e PDK-së thotë se nuk e nënshkruajnë mocionin e VV’së, kritikon Qeverinë Hoti

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 21:50
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se nuk do e votojnë mocionin e VV’së ndaj Qeverisë Hoti, derisa edhe ka bërë kritika ndaj po kësaj qeverie.

“Nuk e nënshkruajmë mocionin. Jemi në kohë shumë të rëndë me pandemi dhe cdo përpjekje mediale e VV’së është e kotë. Jemi opozitë dhe do e nënshkruajmë atë në një kohë më të mirë për vendin”, tha ajo në Kanal 10.

 “Me këto paqartësi, me këtë mungesë koordinimi mes partnerëve të koalicionit, me këtë mungesë koordinimi të opozitës, po shihet që ka shumë paqartësi. Ne nuk duhet të përballemi me një proces se cili partner është përjashtuar e cili po ia zë vendin tjetër. Kjo qeveri nuk ka unitet për formë të qartë në dialog".

"Po flasim për fazën finale të dialogut, ne kemi qenë shumë kritik për temat që janë hapë në takimin e fundit në Bruksel. Nëse kthehet tema të zhvendosurve serbë, është një temë që është trajtuar”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat