Deputetët e LDK-së i kanë mbi 17 milionë euro pasuri

Aktuale

Deputetët e LDK-së i kanë mbi 17 milionë euro pasuri

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:20
LDK

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partia e së cilëve udhëheq me Qeverinë e Kosovës, kanë deklaruar mbi 17 milionë euro pasuri.

Ky subjekt politik që i ka 28 deputetë në Kuvend, i ka së paku tre me pasuri milionëshe, bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, përderisa tre deputetë nuk i kanë deklaruar pasuritë, ndërsa një deputete (Lirije Kajtazi) nuk ka shenuar ndonjë shifër për vlerën e patundshmërive që i posedon.

Deputetja më e pasur e LDK-së është Saranda Musliu, e cila ka deklaruar mbi 7 milionë euro pasuri, 2.2 milionë euro pasuri i ka deklaruar deputeti Fatmir Rexhepi, 1.5 milionë euro pasuri deputetja Valentina Bunjaku.

Deputeti më i varfër i LDK-së është Fetah Rudi, i cili i ka deklaruar vetëm 28 mijë euro pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat