Milionerët e AAK-së/ 14 deputetë, 103.5 milionë euro pasuri

Aktuale

Milionerët e AAK-së/ 14 deputetë, 103.5 milionë euro pasuri

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:46
Deputetët e AAK-së

Alenca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka ndër deputetët më të pasur në Kuvendin e Kosovës.
Grupi Parlamentar i AAK-së që ka 14 deputetë “peshon” hiç më pak se 103.5 milionë euro.

Më i pasuri ndër deputetët e AAK-së është Gani Dreashaj, i cili ka deklaruar 87 milionë euro pasuri. Pas tij, radhitet biznesmeni Gazmend Abrashi që ka deklaruar 10.8 milionë euro pasuri, ish-ministri Pal Lekaj ka deklaruar pasuri rreth 2 milionë euro, Daut Haradinaj rreth gjysmë milioni euro.

Më e varfëra ndër deputetet e AAK-së është Time Kadriaj, e cila ka deklaruar pasuri prej rreth 65 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat