COVID-19 në Kosovë/ 3988 raste aktive, 354 të vdekur dhe 440 pacientë të hospitalizuar

Aktuale

COVID-19 në Kosovë/ 3988 raste aktive, 354 të vdekur dhe 440 pacientë të hospitalizuar

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 171 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 persona të dyshuar për virusin COVID-19, prej tyre 171 kanë rezultuar pozitivë.

Me 171 raste të reja, numri i përgjithshëm i pacientëve të rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë ka arritur në 10,590.

Prej numrit total të rasteve pozitive me koronavirus, 354 kanë përfunduar me vdekje duke llogaritur edhe 13 rastet e 24 orëve të fundit.

E gjatë këtyre 24 orëve, bilanci ishte pozitiv sa i përket të shëruarve. Gjithsej 190 pacientë u shëruan sot, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6248 raste.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3988.

Nga ky numër i rasteve aktive, gjithsej 440 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë gjithsej 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa në Spitalet Rajonale janë të shtrirë gjithsej 223 pacientë të konfirmuar me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat