Paralajmërohet krijimi i koalicionit PANLA, ja cila parti i bashkohet pas pushimeve

Aktuale

Paralajmërohet krijimi i koalicionit PANLA, ja cila parti i bashkohet pas pushimeve

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 07:54
Qeveria e Kosovës

Janë shtuar zërat se Partia Demokratike e Kosovës, mund t’i bashkohet koalicionit qeverisës. Këtë madje e ka kërkuar edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti.

“Po, PDK-ja duhet t’i bashkohet Qeverisë Hoti”, ka thënë shkurt Haliti mbrëmë në një emision televiziv.

Se partia e Kadri Veselit, do të hyjë në Qeveri, e ka thënë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, përcjell Bota sot.

Sipas tij, PDK-ja deri pas pushimeve verore do “të aktrojë në opozitë” e pastaj do t’i bashkohet zyrtarisht koalicionit PANLA.

“PDK-ja, do t’i kalojë pushimet verore duke aktruar si opozitë, pas pushimeve do t'i bashkohet edhe zyrtarisht koalicion të turpit për tu bërë koalicioni "PANLA"”, ka shkruar Rrahmani në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat