Si do të veprojnë me Qeverinë Hoti? Flasin për “Bota sot” nga Qeveria gjermane

Aktuale

Si do të veprojnë me Qeverinë Hoti? Flasin për “Bota sot” nga Qeveria gjermane

Nga: Arbnore Zhushi Më: 12 gusht 2020 Në ora: 08:21
Avdullah Hoti

Gjermania dhe vendet e Bashkimit Evropian, do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në luftën kundër Koronavirusit.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarë për media në Qeverinë Gjermane, në një përgjigje dhënë gazetës “Bota sot”.

Ata kanë thënë se do të punojnë ngushtë me Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Bëhet e ditur se BE-ja ka ndarë një paketë mbështetëse prej 3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

“Sfida globale e paraqitur nga pandemia e COVID-19 kërkon një përgjigje të koordinuar dhe të unifikuar në Evropë dhe më gjerë. Gjermania dhe BE mbështesin Kosovën dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të cilat preken nga pandemia e Covid-19. Për këtë qëllim, BE ka siguruar një paketë mbështetëse prej 3.3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë gjermane.

Ky vend mik, deri tani ka ndihmuar Kosovën me teste dhe pako të kujdesit për familjet dhe personat në nevojë.

“Gjermania ka ofruar pajisje testuese dhe pajisje mbrojtëse personale për profesionistët e shëndetit dhe pako të kujdesit për familjet dhe personat në nevojë. Gjermania vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e Kosovës në mënyrë që të mbështesë përpjekjet kombëtare përballë pandemisë Covid-19”, kanë deklaruar nga Qeveria e Angela Merkel./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat