Infermieri tregon sesi fillon puna nga mëngjesi në Infektivë

Aktuale

Infermieri tregon sesi fillon puna nga mëngjesi në Infektivë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:39
Fotografi e shkrepur në orën 07:00, që tregon sesi fillon puna në Klinikën Infektive

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka shpërndarë sot një fotografi të shkrepur në orën 07:00, duke treguar sesi fillon puna në Klinikën Infektive.

Ai përmes një postimi në Facebook, tregon se fillimisht bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët e infektuar me koronavirus.

Postimi i Havollit:

Kështu nis puna Mjekë e Infermierë në Klinikën Infektive!

Që nga ora 7:00 e mengjesit,…… fillimisht bëhen planifikimet dhe ndëryhrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët me covid-19-të sipas gjendjës shëndetësor momentale si dhe analizave të tyre për secilin pacientë veç e veç!

Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejm me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen……., për këtë ju garantojmë!

Familjar, miq e qytetarë të nderuar, nese ju keni ndonjë të familjes të prekur me covid -19-të dhe duke u trajtuar tek ne ,ju rrini të qetë, ne do kujdesemi sikur të jen familjar tan!

Shërim të shpejt për të gjithë ata të prekur më këtë virus!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat