Ramush Haradinaj sot mbledh partinë për të diskutuar futjen e PDK-së në Qeveri

Aktuale

Ramush Haradinaj sot mbledh partinë për të diskutuar futjen e PDK-së në Qeveri

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:02
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Si duket nuk do të shkoj shumë gjatë e PDK do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti.

Madje, kjo punë ka filluar të diskutohet edhe brenda partive të koalicionit.

Media nga burime të sigurta ka mësuar se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë të martë do të mbledh partinë për të diskutuar këtë punë.

Media ka siguruar edhe dokumentin që e vërteton këtë gjë.

Në rendin e ditës të siguruar për mbledhjen e sotme të AAK-së, shihet që në pikën C është Koalicioni qeverisës, ku do të diskutohet për futjen e PDK-së.

Media gjithashtu ka mësuar se PDK për t’u futur në Qeverinë Hoti, i ka kërkuar tri ministri, dy nga të cilat tashmë janë të AAK-së e një e LDK-së.

Megjithatë, një ditë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri që vije nga AAK, ka thënë që koalicioni kështu siç është është stabil dhe nuk ka lëkundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat