Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska për qytetarë, apelojnë për respektim të masave

Aktuale

Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska për qytetarë, apelojnë për respektim të masave

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:42
Vlora Dumoshi

(E plotësuar) - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës.

Ministrja Dumoshi theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Kosovës të jenë pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me Covid-19, një situatë e paprecedentë për të gjithë globin.

Ajo tha se si MKRS janë angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesin me projekte dhe mjete financiare

Dumoshi: Sot në mënyre vullnetare do të shpërndajmë edhe maskat

“Sot është një ditë e shënuar e cila është më pjesën ma të bukur të Kosovës, pra është Dita Ndërkombëtare e rinisë. Unë posa e pata një takim me kuvendin e të rinjve të Kosovës ku ishte një takim jashtëzakonisht i mirë. Njëkohësisht jemi edhe në një kohë pandemie këtu sot me ministrin Armend Zemaj dhe me ‘Let’s do it Kosovo’, e cila është një organizatë shumë e njohur me shumë iniciativa të mira për qytetarët e Kosovës. Ne sot jemi bashku që në mënyrë vullnetare t’i shpërndajmë edhe maskat për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Shëndeti i popullatës është jetik, andaj të rinjtë e Kosovës në këto ditë pandemie nuk kanë mundur të zhvillojnë shumë aktivitete”, u shpreh Dumoshi.

Në anën tjetër Ministri Zemaj e theksoi që ka qenë një periudhë me angazhime të jashtëzakonshme të punëtorëve shëndetësorë dhe këtë iniciativë e mbështet meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jeni zëri i vetëdijesimit shoqëror ndaj këtij virusi.

Armend Zemaj: Ta luftojmë së bashku këtë të keqe

“Në këtë ditë e cila është me e çmuar në aspektin e organizimit ndërkombëtar të rinjtë e mbarë botës edhe rinia jonë sot po tregon kulturën, edukatën përkushtimin edhe vlerësimin se si duhet të jemi të bashkuar në menaxhimin e pandemisë dhe ta luftojmë së bashku këtë të keqe të minimizojmë vështirësitë dhe problemet dhe ato që edhe të rinjtë shpesh herë nuk kanë qenë imun dhe kanë humbur jetën në betejën e koronavirusit”, tha ai.

Pas këtij adresimi ministrja Dumoshi dhe ministri Zemaj shpërndan maskat për qytetarët përgjatë sheshit të Prishtinës.

Për ta luftuar përhapjen e COVID-19 organizatorë të OJQ-ve të ndryshme që kishin dalë bënë thirrje që të lihen anash inatet politike dhe të gjithë të bëhen bashkë.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.

​Dumoshi dhe Zemaj shpërndajnë maska për qytetarë, apelojnë për respektim të masave

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshet e Prishtinës.

Ministrja Dumoshi theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Kosovës të jenë pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me Covid-19, një situatë e paprecedentë për të gjithë globin.

Ajo tha se si MKRS janë angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesin me projekte dhe mjete financiare

Dumoshi: Jemi angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesim me projekte dhe mjete financiare

“Si ministri jemi angazhuar vazhdimisht që të rinjtë t’i mbështesim me projekte dhe mjete financiare dhe në situatën me pandeminë e kemi shumëfishuar përpjekjen dhe përkrahjen. Unë pata një takim me Kuvendin e të rinjve të Kosovës dhe aty i informova për plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë i cili përveç ndryshimit që do të ketë në grup moshën që konsiderohet i ri/e re do të njohë edhe punën vullnetare të të rinjve”, tha ai.

Në anën tjetër Ministri Zemaj e theksoi që ka qenë një periudhë me angazhime të jashtëzakonshme të punëtorëve shëndetësorë dhe këtë iniciativë e mbështet meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jeni zëri i vetëdijesimit shoqëror ndaj këtij virusi.

Armend Zemaj: Ta luftojmë së bashku këtë të keqe

“Në këtë ditë e cila është me e çmuar në aspektin e organizimit ndërkombëtar të rinjtë e mbarë botës edhe rinia jonë sot po tregon kulturën, edukatën përkushtimin edhe vlerësimin se si duhet të jemi të bashkuar në menaxhimin e pandemisë dhe ta luftojmë së bashku këtë të keqe të minimizojmë vështirësitë dhe problemet dhe ato që edhe të rinjtë shpesh herë nuk kanë qenë imun dhe kanë humbur jetën në betejën e koronavirusit”, tha ai.

Pas këtij adresimi ministrja Dumoshi dhe ministri Zemaj shpërndan maskat për qytetarët përgjatë sheshit të Prishtinës.

Për ta luftuar përhapjen e COVID-19 organizatorë të OJQ-ve të ndryshme që kishin dalë bënë thirrje që të lihen anash inatet politike dhe të gjithë të bëhen bashkë.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë Covid-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.

***

Në Ditën Botërore të të Rinjve, ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur kryetarin e Kuvendit të të rinjve, Kastriot Luma bashkë me të rinjtë që janë pjesë e kuvendit dhe nga komuniteti serb dhe RAE.

Ministrja Dumoshi falënderoi për vizitën i përgëzoi për aktivitetet e tyre të vazhdueshme dhe u premtoi që do të mundohet maksimalisht që do të shtyjë përpara ide sa më inovative dhe përmbushëse për të rinjtë e Kosovës.

Ajo i njoftoi edhe për projektet të cilat janë ndarë dhe do të ndahen nga MKRS, në shumë totale prej 820.000 eurosh. Kjo shumë akomodon sado pak nevojat rinore dhe reflekton rëndësinë që institucionet kanë për fushën e rinisë.

Dumoshi: Rinia do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

“Paketa e rimëkëmbjes të cilën kryeministri i Kosovës Hoti e ka paraparë edhe MKRS-në, pjesa e rinisë e cila do të ndahet ajo shumë ajo do të përkthehet në punësim. Kjo ka qenë një strategji të cilën e kam menduar bashkë me stafin këtu me zv-ministrat me drejtorët me departamentin me zyrën e kryeministrit që për shkaqe të hendikepit të cilët edhe me fakultetet që ju i kryeni dhe nuk mundeni të konkurroni për shkake të përvojës së punës gjithmonë diskualifikoheni’, tha ajo.

Pasi e njoftoi ministren Dumoshi me rolin dhe përgjegjësitë e Kuvendit të të rinjve, Luma kërkoi përkrahje institucionale, duhet thënë se rinia është pjesa më e rëndësishme e shoqërisë.

Ai u shpreh se gjendja pandemike i ka kufizuar aktivitet e kuvendit të të rinjve dhe se më shumë kanë qenë të koncentruar në aktivitete virtuale.

Luma: Jemi pjesa më e rëndësishme e shoqërisë dhe kemi nevojë për përkrahje

“Për neve patjetër që këto ditë na gëzojnë kur e dimë që ka ditë që na kushtohen dhe të cilat festohen për ne mendojmë që janë të rëndësishme dhe të nevojshme pasi që ne si të rijnë kemi nevoje për përkrahje jemi pjesa më e rëndësishme e shoqërisë besojmë. Kështu që përkrahje ndaj të rinjve është e nevojshme sidomos kur na si të rinj kemi nevojë të zhvillohemi dhe me pas një bagazh të cilin në të ardhmen mundemi me përdor ne profesione të ndryshme”, tha ai.

Ministrja Dumoshi i njoftoi për punën që po bëhet në plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë për të cilin ka pasur kërkesa të ndryshme nga Kuvendi i të Rinjve, KVRL-të dhe organizatat rinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat