Super-drejtori i IKSHPK’së: Naser Ramadani fiton gati 50 mijë euro çdo vit

Aktuale

Super-drejtori i IKSHPK’së: Naser Ramadani fiton gati 50 mijë euro çdo vit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:25
Naser Ramadani

Naser Ramadani i IKSHPK’së është një prej figurave më të njohura në vend këtë vit. I njëjti, gjatë 12 muajve ka të hyrra rreth 48 mijë euro

Personi i njohur nga motot “virusi nuk ka këmbë” dhe “gjithkush ka të drejtë të infektohet”, udhëheqë IKSHPK’në që nga viti 2006.

Nga ky institucion, ai fiton rreth 14 mijë euro për çdo vit.

Mirëpo, këto nuk janë të hyrat e tij të vetme, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë( Nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti)

Madje, në të dhënat në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, profesor Ramadani ka deklaruar se merr edhe rreth tetë mijë euro nga një kolegj privat dhe 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO.

Në total, të hyrat vjetore të tij sillen rreth 48 mijë euro.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat