​Veliu: Çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë

Aktuale

​Veliu: Çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në këtë takim, ministri Veliu i njoftoi Arduc dhe Richardson për punën e MPB-së në menaxhimin e fushës së migrimit në këtë periudhë të pandemisë, duke theksuar se çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë.

Gjithashtu, u diskutua për situatën e krijuar me masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNHCR-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

Bashkëbiseduesit theksuan se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes të MPB-së, OKB-së dhe UNHCR-së dhe shprehën gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në fushën e migrimit.

Krahas situatës së krijuar nga pandemia dhe çështjes së migrantëve, u bisedua edhe lidhur me çështjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, ku u theksua se është e qetë dhe stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat