Lajmi i fundit: 11 të vdekur, 205 raste me Covid-19 dhe 163 të shëruar

Aktuale

Lajmi i fundit: 11 të vdekur, 205 raste me Covid-19 dhe 163 të shëruar

Nga: G.B Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

11 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Kështu ka njoftuar IKSHPK përmes llogarisë në Facebook, përcjell Bota sot.

Ndërsa, në 24 orët e fundit janë regjistruar 205 raste të reja, nga gjithsej 521 mostra sa janë marrë.

E numri i të shëruarve është 163.

Njoftimi i plotë:

163 TË SHËRUAR DHE 205 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 365 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.411 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.019.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kamenicë, Klinë dhe Shtërpce.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat