​Prestreshi: Nuk do të lejohen abuzime me çmime të testeve për Covid-19

Aktuale

​Prestreshi: Nuk do të lejohen abuzime me çmime të testeve për Covid-19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:36
Valon Prestreshi

Kryetari i Autoritetit Kosovar të konkurrencës, Valon Prestreshi ka thënë se kanë njoftuar ndërmarrjet e licencuara për kryerjen e testimeve molekulare dhe serelogjike për SARS Cov-2, që detyrimisht t’i zbatojnë dispozitat e nenit 4 te ligjit për mbrojte të konkurrencës, në mënyrë që të shmanget çfarëdo marrëveshje për manipulim me çmime.

Prestreshi ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të jetë i pakompromis nëse vërehet ndonjë keqpërdorim, abuzim, e i cili do të çrregullonte konkurrencën ne treg, në dëm të qytetareve të Republikës së Kosovës.

Prestreshi: Çmimet duhet të përcaktohen bazuar në kualitetin e tyre.

“Çmimet e shërbimeve duhet të variojnë nga laboratori në laborator bazuar në Kushtetutën e Kosovës, bazuar në çmimin e ekonomisë, ofertë dhe kërkese, bazuar në kualitetin e produkteve kualitative, bazuar në kosto të importit individual, bazuar në shpenzimet operative dhe shpenzimeve tjera të ndërmarrjeve përkatëse”, ka thënë Prestreshi.

Pretreshi deklaroi, se nga këto ndërmarrje është kërkuar që nga e hëna, laboratorët e licencuara të dorëzojnë listën e çmimeve të shërbimeve të kryerjes së testeve molekulare dhe serelogjike për SARS Cov-2, në mënyrë elektronike.

Prestreshi: Çdo të hëne të dorëzohet importi i testeve molekulare dhe serelogjike në formë dudi doganor.

“Ndërmarrjet përkatëse janë te detyruar që qarkullimin javor, çdo të hëne, të shërbimeve të testeve molekulare dhe serelogjike, ta dorëzojnë ne autoritet të konkurrencës, gjithashtu çdo të hëne deri në përfundim të pandemisë ndërmarrjet janë te detyruara që importin e testeve molekulare dhe serelogjike, në formë të dudit doganor, t’ia dorëzojnë Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në mënyrë elektronike. Dhe gjithashtu të premten e kësaj jave, të gjitha kompanitë të licencuara, janë të obliguara që ta dorëzojnë planin e biznesit tek Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”, ka thënë Prestreshi.

Ai tha se në këtë mënyrë do të vëzhgohet në përpikëri lëvizjet apo caktimi i çmimeve të këtyre shërbimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat