​AAK tregon nëse do të jetë kandidatura e Haradinajt për president pjesë e marrëveshjes me PDK

Aktuale

​AAK tregon nëse do të jetë kandidatura e Haradinajt për president pjesë e marrëveshjes me PDK

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:14
Mbledhja e AAK-së

Këshilli Drejtues i AAK-së nuk ka diskutuar në lidhje me përfshirjen e PDK-së në një format të gjerë të Qeverisë Hoti.

Nënkryetari Ardian Gjini pas këtij takimi, megjithatë e ka lënë derën e hapur për një përfshirje të mundshme të PDK-së në qeverisje bashkë me AAK-në, LDK-në e Nismën nëse vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Gjini: Nuk guxojmë të përjashtojmë opsionin e përfshirjes së PDK-së në qeveri

“Sot në këtë takim nuk kemi biseduar për këtë çështje, por ndoshta edhe mund të ketë... Për këto çështje nëse e doni përgjigjen taksative duhet që të dalë propozimi në Këshill Drejtues dhe të merret vendimi. Derisa nuk ka dalë një dilemë e tillë për të marrë vendim, atëherë nuk mund të them po ose jo... Nëse ne synojmë t’i evitojmë zgjedhjet, nuk guxojmë të përjashtojmë opsionin e përfshirjes së PDK-së në qeveri, por nuk ka qenë në diskutim i Këshillit të sotëm drejtues”, ka thënë ai.

Numri dy i AAK-së ka folur rreth asaj nëse do të jetë kandidatura e Ramush Haradinaj për president pjesë e një marrëveshje me PDK-në.

Gjini: Për vendimin e këtij lloji duhet të ketë marrëveshje

“Për çfarëdo vendimi të këtij lloji në Kosovë duhet të ketë marrëveshje. Asgjë nuk bëhet pa marrëveshje”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat