Shpërthen historiani, i reagon ashpër Shkëlzen Gashit, e quan ‘kokëderr’ e ‘gjakprishur’, ‘spiun’ e ‘proserb’!

Aktuale

Shpërthen historiani, i reagon ashpër Shkëlzen Gashit, e quan ‘kokëderr’ e ‘gjakprishur’, ‘spiun’ e ‘proserb’!

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:18
Shkëlzen Gashi

Historiani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Safet Hasani, i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit, i cili përsëri ka shkruar për UÇK-në dhe disa pjesëtar të saj.

Ai i ka quajtur hajna dhe frikacak që kanë qëndruar në hotele gjatë luftës disa ushtarë të UÇK-së, e që kjo ka bë që të shpërthej historiani Hasani.

Hasani përmes një postimi në Facebook, e quan Gashin ‘kokëderr’ e ‘gjakprishur’, ‘spiun’ e ‘proserb’.

Historiani dëshiron të dëgjoj nga Gashi se ku i kanë punuar familjarët e tij para luftës në Kosovë.

Për më shumë, lexojeni reagimin e ashpër:

Prapë filluan Linçimet ndaj vlerave kombëtare, heronjve, ngjarjeve historike dhe institucionin e shenjtë të UÇK-së!

Sot, prapë paska dal me deklaratat e tij idioteske proserbi, Shkelzen Gashi, i cili në mendjen e tij vetëm keq për shqiptarët mendon, dhe paska shkruar se “heronjtë e UÇK-së kanë qenë hajna dhe frikacak”!

Unë vërtetë s’po e kuptoj këtë kokëderr, gjakprishur! Por, mllefi im është te mediat shqiptare që i japin hapësirë të deklarohet këtij harbuti! Pse duhet të jetë në qendër të vëmendjes ky spiun serb? Pse aq shumë rëndësi i japin mendimeve të krisura të tij? Apo, edhe ato media janë po të krisura si vet spiuni Shkelzen Gashi? Këtë nuk e di! Por, e di që çfarë dëshirojnë serbët të thonë për ne, pjesëtarëve të UÇK-së, dhe vet institucionin e shenjtë të UÇK-së, shprehet ky fantomi i ndytë, Shkelzen Gashi.

Fillimisht, do doja ta dëgjoja nga goja e tij, se ku ishin të punësuar familjarët e tij para lufte?! Çfarë misioni kishin familjarët e tij viteve 90’ta kundër sistemit paralel të arsimit në Kosovë? E akoma sot 20 vite pas lufte mundoheni t’i njëllosni vlerat e UÇK-së. E di që shumë nga ju nuk doni të flisni për të kaluarën e familjarëve tuaj, ata të cilët edhe bashkëpunuan me policinë (milicinë) serbe, por që tani keni krijuar personalitete politike, mediatike, shkencore, religjioze, e edhe “kombëtare” që me çdo kusht mundoheni ta fshini dhe ta luftoni ata që e tregojnë të kaluarën.

Sot, fatkeqësisht, po ju të njëjtit i jeni futur misionit famëkeq, mision ky i fabrikuar nga shërbimet serbe-sllave, për njëllosjen e vlerave kombëtare të UÇK-së! Shumë prej jush jeni bërë edhe zyrtarë të lartë në institucionet e shtetit dhe me çdo formë jeni duke e luftuar vlerën më të shenjtë të UÇK-së, luftëtarët e lirisë, duke ngjallur ndjenjat e urrejtjes ndaj vlerave kombëtare.

Në mënyrë urgjente duhet të merren institucionet relevante të shtetit me qëndrimet e këtij proserbi, Shkelzen Gashi, ose në të kundërtën vet populli duhet ta ndëshkoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat