Bajram Gecaj përsëri reagon ashpër ndaj LVV-së, kësaj radhe nuk i quan “Brigada të kuqe” por...

Aktuale

Bajram Gecaj përsëri reagon ashpër ndaj LVV-së, kësaj radhe nuk i quan “Brigada të kuqe” por...

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:55
Agim Veliu dhe Bajram Gecaj

Shefi i kabinetit të Ministrit të Brendshëm, Bajram Gecaj përsëri ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Gecaj përmes një postimi në Facebook, kësaj radhe LVV-në nuk i quan “Brigada të kuqe” por “Vetëshkatërrues”.

Ai ka reaguar pas mocionit që po synon Vetëvendosje të bën për rërzimin e Qeverisë.

Gecaj thotë se Vetëvendosje e rrëzoi qeverinë e tyre në kohë pandemi, ndërsa tash po kërkojnë ta rrëzojnë edhe një tjetër, për të sjellë një qeveri të tretë, përsëri në kohë pandemie.

Reagimi i plotë:

VETËSHKATËRRUESIT!

Duket që kredoja e LVV është shkatërrimi, madje edhe atëherë kur qeverisin vetë. Rrëzuan qeverinë e tyre, në kohë pandemie, po tentojnë ta rrëzojnë edhe një tjetër, prapë në kohë pandemie, për të sjellë sërish një të tretë, e së cilës, prapë në kohë pandemie, do ti qaseshin vetëm ashtu siç dijnë - me vetëshkatërrim!

Kjo i bie si ai shqiptari i cili kur e shikoi për herë të parë Kullën e Ajfelit, tha: “phaaa, sa bën njeriu me e shkatrru këtë”!

“O zot, japë mend aty ku nuk ka”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat