“Naser Supermeni” me 7 paga!

Aktuale

“Naser Supermeni” me 7 paga!

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:10
Naser Ramadani

“Naser Supermeni” e ka quajtur opinionisti Faik Krasniqi, Naser Ramadanin pasi ky i fundit raportohet të merr 7 paga, që në total bëjnë mbi 48 mijë euro në vit.

“Dr. Naser Ramadani 7 paga. Mbi 48 mije euro ne vit. Naser supermeni!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe Naser Ramadani merr pagë vjetore 48 mijë euro, plus 10 mijë euro i merr gruaja e tij nga Instituti i Shëndetit Publik.

- 14 mijë euro çdo vit nga IKSHPK,

- 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO,

- 8 mijë euro nga UP,

- 8 mijë euro nga një kolegj privat,

- 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar,

- 1 mijë euro nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës,

- 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti sa ishte kryeministër i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat