Buzhala: Ja kush duhet të zgjidhet kryeministër

Aktuale

Buzhala: Ja kush duhet të zgjidhet kryeministër

Nga: A.Zh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:30
Avdullah Hoti, kryeministri aktual i Kosovës

Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala, ka thënë se duhet bërë dy gjëra që të mbrohet dhe të forcohet demokracia në Kosovë.

Ai ka thënë se duhet të deklarohet si antikushtetues vendimi i partive politike që para zgjedhjeve fitojnë vota për “vija të kuqe me një parti tjetër”, e pas zgjedhjeve bashkohen me të.

Sipas Buzhalës, kryeministër duhet të zgjidhet vetëm ai që fiton më së shumti vota në partinë e tij, përcjell Bota sot.

Reagimi i Buzhalës në Facebook:

Për me e mbrojtë dhe me e forcu demokracinë në Kosovë, duhet më i bë dy gjëra:

Nëse një parti deklarohet para zgjedhjeve që nuk do të bëjë koalicion me një parti tjetër, të mos ketë të drejtë koalicioni me të, pra të jetë jokushtetuese, sepse votat merren pikërisht nga ai premtim.

Dhe e dyta, të zgjidhet kryeministër vetëm më i votuari i partisë, sikurse ministra të jenë domosdoshmërisht më të votuarit në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat