Kandidatura e Haradinajt për president, reagon Nisma - a do ta përkrahin?

Aktuale

Kandidatura e Haradinajt për president, reagon Nisma - a do ta përkrahin?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:47
Endrit Shala 

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka shpallur kandidaturën për president të ardhshëm të Kosovës.

Lidhur me zgjedhjen e tij president, nuk dihet nëse Haradinaj i ka votat dhe përkrahjen e partnerëve aktual qeverisës.

Për këtë, deputeti më i votuar i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala është shprehur se Kosova e ka presidentin e saj aktualisht.

“Kosova e ka presidentin e saj”, kjo është përgjigja e shkurtë.

Ai më tutje thotë se Kosova nuk është as në fushatë zgjedhore e as në momentin kur duhet ta zgjedhë e se kjo çështje nuk duhet të diskutohet aktualisht.

“Kosova ka president, tani nuk jemi në fushatë zgjedhore dhe nuk jemi në momentin kur Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e vet. Lidhur me këtë ka kohë deri vitin e ardhshëm dhe kur të jetë koha, partitë dhe liderët politikë duhet ta diskutojnë këtë, aktualisht, Kosova ka president”, tha Shala.

Haradinaj në postimin e tij ku bëri të ditur për besimin që ia ka dhënë partia për të kandiduar për president tha se kjo për të është nder dhe përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat