Goditja e radhës për Ramushin: Mos u sakrifiko edhe pesë vite, kënaqu me pasurinë e kursyer pas luftës!

Aktuale

Goditja e radhës për Ramushin: Mos u sakrifiko edhe pesë vite, kënaqu me pasurinë e kursyer pas luftës!

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:23
Ramush Haradinaj

Pasi shpalli kandidaturën për postin e Presidentit, Ramush Haradinajt po i vijnë goditjen e njëpasnjëshme.

Kësaj radhe, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, i cili paksa me ironizem ka thënë se Haradinaj mjaftë është sakrifikuar për Kosovën dhe nuk ka nevojë që më të sakrifikohet edhe për pesë vite të tjera në postin e Presidentit.

“Ramush Haradinaj mjaftueshëm ka punuar dhe sakrifikuar për Kosovën. Nuk ka nevojë të sakrifikohet edhe për pesë vite në pozitën e Presidentit”, shkruan Miftaraj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai madje ka kërkuar që të shijon pasurin e fituar me sakrificë pasluftës.

“Koha është që ta shijoj pasurinë dhe të mirat e bollshme që ka kursyer nga sakrificat e tij pas luftës. Pusho, kënaqu dhe jeto jetën. Mirë për ty e shumë më mirë për popull”, ka përfunduar shkrimin e tij Ehat Miftaraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat