Haki Abazi i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Aktuale

Haki Abazi i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Nga: P.R Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:56
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës gjatë qeverisë Kurti, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e shpalli kandidaturën për president të Kosovës.

“Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet është një qeveri e zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë poashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president”, shkruan ndër tjerash Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA.

Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet është një qeveri e zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë poashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president.

Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yelloë press, e si të qoroditur lemeritnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerezëve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë.

Askush, ama askush nuk e merrë seriozisht një qeveri Koti e aq më pak një grumbull hipokritësh e të pa zotë. Askush ama askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen. “Trimat” që nuk kanë guxim të dalin para qytetarëve, “trimat” që luftojnë një grua. “Trimat” që kanë lidhur paktin e heshtur kundër Kosovës krah për krah me Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat