Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë abdominale, kërkon të shtohet doza...

Aktuale

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë abdominale, kërkon të shtohet doza...

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:09
Ferat Sallahu

Drejtori i Klinikes së Kirurgjisë abdominale, Ferat Sallahu ka kërkuar nga qeveritarët që të shtojnë dozën e tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Qeverisë me disa kërkesa, e ndër to edhe ajo e rritjes së pagave për punëtorët shëndetësor.

“Vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera dhe bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar dhe asistuar ata që vuajnë, larg nga të dashurit e tyre. Kalojnë ditë dhe netë në spitale e klinika, ku fluksi i pacientëve, që presin trajtim, është i pandërprerë. Shohin çdo ditë rezultatet e testeve, që konfirmojnë raste të reja infektimi”, shkruan ai ndër tjera në postimin e tij.

Ai shton se, punëtorët shëndetësor kërkojnë pa ndërprerje e deri në dëshpërim pajisje për t’u shpëtuar jetën sa më shumë njerëzve.

“E pavarësisht nga lodhja e mundimi, gjejnë fjalë ngushëlluese dhe inkurajuese për të gjithë. Përballojnë rraskapitjen dhe zhgënjimin, por nuk dorëzohen, sepse i tyri nuk është një profesion i thjeshtë. Puna e mjekëve dhe infermierëve është mision”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Qeveritar shtojeni dozen...!

Janë mjekët, punonjësit shëndetësorë dhe infermierët që shtëpi u janë bërë reparti i spitalit, njësitë e terapisë intensive, ku ata përballen me një armik, që kërcënon në heshtje gjithë botën.

E në këto llogore, ka rrezik të sëmuren por dhe po sëmuren. Vënë jetën në rrezik për të shpëtuar jetë të tjera dhe bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar dhe asistuar ata që vuajnë, larg nga të dashurit e tyre. Kalojnë ditë dhe netë në spitale e klinika, ku fluksi i pacientëve, që presin trajtim, është i pandërprerë. Shohin çdo ditë rezultatet e testeve, që konfirmojnë raste të reja infektimi. Kërkojnë pa ndërprerje e deri në dëshpërim pajisje për t’u shpëtuar jetën sa më shumë njerëzve. E pavarësisht nga lodhja e mundimi, gjejnë fjalë ngushëlluese dhe inkurajuese për të gjithë. Përballojnë rraskapitjen dhe zhgënjimin, por nuk dorëzohen, sepse i tyri nuk është një profesion i thjeshtë. Puna e mjekëve dhe infermierëve është mision.

“Ju mjekët, kirurgët dhe infermierët i përdorni duart si mjet shërimi. Qofshi gjithnjë të vetëdijshëm për këtë bekim të Zotit për duart tuaja. Aftësia juaj për t’u kujdesur në këtë mënyrë për të tjerët është dhuratë për ju dhe për njerëzit, që ju janë besuar. E njëkohësisht, të dashur doktorë dhe infermierë, mos mungoni të jepni kontributin tuaj profesional dhe të veproni me zell, që të ruhet veçoria tipike e këtij institucionit ton.

Nje mjek i mençur tha :" Ilaçi me i mire per njerzit eshte dashuria..."! Dikush nga salla e pyeti...e nese nuk funksionon ? - Shtojeni dozen ...! andaj puntorët shendetsor më së miri do të ndihen kurë i shtohët doza për mundi dhe punën e tyre ! Por mundi ynë nuk po e mbulon barra qiran andaj ne jemi ata që po shpërblehemi me monedhen e re Covid -19 pozitiv në vendë të shpërblimit për punën që po kryem . Ndrsa ne po e i shpërblejm të dashurit tanë familjar dhe miq me një monedhë shum helmuse e qujtur COVID-19. Të dashur pushtetar Shtojeni dozen sa nuk është vonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat