Nuk kanë të ndalur sulmet, Ramush Haradinaj po e sfidon Gjykatën Speciale, ja kush e thotë

Aktuale

Nuk kanë të ndalur sulmet, Ramush Haradinaj po e sfidon Gjykatën Speciale, ja kush e thotë

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:26
Ramush Haradinaj

Edhe një ‘sulm’ u bë në drejtim të kreut të AAK-së, pasi shpalli hapur kandidaturën e tij për postin e Presidentit.

Është Liri Loshi, ish-mjeku i UÇK-së, i cili ka reaguar ashpër ndaj tij.

Loshi thotë se kjo se çka po bën Ramush Haradinaj është sfidim i Gjykatës Speciale.

Ai kërkon që të pret pak Ramushi, pasi nuk po i ik treni!

Postimi i plotë:

A e ka siguruar ky që nuk do të jetë i akuzuar nga Gjykata speciale? A po dëshiron të bëhet president qoftë edhe për dy a tri ditë?! Askush nuk e merr seriozisht një shtet që udhëheqet prej avanturierve. Nuk është që unë ia dua burgun Hashimit, apo Ramushit, por nëse ata ia duan të mirën vendit të tyre, duhet të tërhiqen nga politika, sidomos nga postet kryesore të shtetit. Kjo çfarë po bën Ramushi është sfidim i Gjykatës Speciale, sikur ajo të ishte Gjykatë armike e jo që është gjykate legjitime e shtetit të Kosovës. Prit pak Ramush se ke kohë me u ba president! Nuk asht kah t’kalon vozi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat