Kimete Berisha e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin: Në kohë vdekje, Presidenti bën dajre dhe...

Aktuale

Kimete Berisha e bën për ‘pesë pare’ Hashim Thaçin: Në kohë vdekje, Presidenti bën dajre dhe...

Nga: P.R Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:12
Thaçi vetë i 15-ti në Rezallë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shfaqur sonte në Rezallë të Drenicës, ku shihet në një odë burrash e mbushur përplot, pa respektuar asnjë masë anticovid.

E pas pamjeve të publikuara, përmes një postimi në facebook ka reaguar opinionistja e njohur, Kimete Berisha.

“Pra, në kohë vdekje, Presidenti bën dajre në një Odë pa maska, pa distancë, me smirnoff rus, me fotografinë e Qabes, me Çifteli dhe me Çaj indian”, shkruan ndër tjerash Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Odë, Raki, Qabe, Çaj dhe Çifteli.

PDK mendon se është joetike të flasësh për postin e Presidentit, duke e pasur Presidentin Hashim Thaçi.

Kur PDK e ka cilësuar si joetike dëshirën e Ramush Haradinajt m'u bë President, Hashim Thaçi ka qenë duke pi çaj rusi (me mobil në dorë), në një odë me Sami Lushtakun dhe plot tē tjerë.

Kēngëtarët në odë ishin ulur n'shilte e n'postiqe (njani bile i numëronte qimet e postiqes), e djathas ishin ulur burrat e rakisë, kurse në krye të odës ishte ulur Sami Lushtaku, për të cilin s'di a ju kam tregu se kam respekt.

Mbi kokën e Hashim Thaçit, shihet fotografia e madhe e Qabes. Ndërsa mbi orman shihet një aeropan që pret udhëtarët.

Pra, në kohë vdekje, Presidenti bën dajre në një Odë pa maska, pa distancë, me smirnoff rus, me fotografinë e Qabes, me Çifteli dhe me Çaj indian.

Për çfarë etike e ka fjalën partia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat