Gashi: Javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Haga, Haradinaj të mos kandidojë për president

Aktuale

Gashi: Javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Haga, Haradinaj të mos kandidojë për president

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 23:21

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në javën e ardhshme priten zhvillime të reja nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme mund të njoftohet për aktakuzat e para, nëse konfirmohen ato.

Për kandidimin e mundshëm të Ramush Haradinajt për president, Gashi ka thënë se ai duhet të presë që së pari nga Gjykata Speciale të konfirmohet se nuk do të ketë aktakuzë ndaj tij.

“Haradinaj duhet të presë që Gjykata Speciale të pastrojë figurën e tij, të mos ngre aktakuzë ndaj tij, dhe pastaj të kandidojë për president”, ka deklaruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat