Epidemiologu Ilir Aliahmeti: COVID-19 ka ndryshuar, përhapet më lehtë - Bota Sot
Epidemiologu Ilir Aliahmeti: COVID-19 ka ndryshuar, përhapet më lehtë

Aktuale

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: COVID-19 ka ndryshuar, përhapet më lehtë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 00:57
Ilir Aliahmeti

Aliahmeti ka thënë se politikat cenzuruese në Ballkan ishin të gabuara sa i përket coronavirusit.

“Masat shtypëse u morën shumë herët. Hapja pastaj ndikoi në rritjen e rasteve. Ishte e ditur që masat do të shtynin pandeminë por jo zhdukjen e saj”.

Ai thotë se virusi nuk do të zhduket dhe duke u bazuar edhe në vendet që tashmë kanë dimër.

“Shohim Australinë apo Brazilin ku ka dimër atje nuk po zhduket virusi”, tha ai.

Aliahmeti thotë se virusi ka ndryshuar dhe po bëhet më i transmetueshëm por thotë se trupi po e lufton më lehtë përmes antitrupave.

“Virusi me këto ndryshime po transmetohet më lehtë dhe ne po e shohim këtë gjë. Por nga ana tjetër virusi është më lehtë i sulmueshëm nga antitrupat që krijon sistemi ynë imunitar që e bënë sëmundjen më lehtë”

Sa i përket testimit të vaksinave epidemiologu thotë se vaksina ruse ende nuk ka treguar efektet sa është e suksesshme te njerëzit.

“Duhet të shohim efektet te njerëzit jo vetëm në laborator”.

Aliahmeti thotë se edhe nëse ndonjë vaksinë del asaj i nevijitet kohë për t’u prodhuar për masën.

“Kosova dhe Shqipëria nuk janë në krye të listës prandaj të mos shpresojmë se do të kemi vaksina gjatë vitit 2020”, deklaroi ndër të tjera Ilir Aliahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat