Çartet Hysni Gucati: Këto janë fjalët e tij të ashpra për LDK-në dhe LVV-në - Bota Sot
Çartet Hysni Gucati: Këto janë fjalët e tij të ashpra për LDK-në dhe LVV-në

Aktuale

Çartet Hysni Gucati: Këto janë fjalët e tij të ashpra për LDK-në dhe LVV-në

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:43
Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ashpër ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i krahasuar me Listën Serbe.

Ky reagim i ashpër i tij ka ardhë pasi nuk kishte kuorum në Kuvendin e Kosovës për shqyrtimin e projektligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Ai i ka quajtur deputetët e këtyre dy partive të mejrë dhe friakcakë.

Postimi i plotë:

Skandalet dhe paftyrësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë fund, këto dy subjekte sot treguan se nuk kanë asnjë dallim nga Lista Serbe për derisa nuk votuan projektligjin për vlerat e luftës, nuk jeni asgjë me shumë vetëm se të mjerë dhe frikacakë, po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ju të mjerët nuk do të flisnit shqip, ju nuk jeni asgjë me shumë vetem se frikacakë që nuk jeni në gjendje të jeni në shërbim të vendit tuaj, herët ose vonë projektligji për vlerat e luftës do të miratohet por ju do të mbeteni gjithmonë frikacakë dhe te mjerë, jeni turpi i gjithë Kosovës!

HG

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat