Mustafa tha se nuk është morale nisja e mocionit nga VV, vjen reagimi nga Imer Mushkolaj

Aktuale

Mustafa tha se nuk është morale nisja e mocionit nga VV, vjen reagimi nga Imer Mushkolaj

Nga: G.B Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:59
Imer Mushkolaj

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

E lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është morale nisja e mocionit të Vetëvendosjes, përcjell Bota sot.

Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

“Kur Isa Mustafa flet për moral politik”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se LDK, partia që e udhëheq Mustafa e rrëzoi Qeverinë Kurti, pjesë e të cilës ishte edhe vetë, në kohën kur Kosova po përballej me pandeminë e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat