Hashim Thaçi e Sami Lushtaku më të fortë se shteti, nuk ndiqen penalisht...

Aktuale

Hashim Thaçi e Sami Lushtaku më të fortë se shteti, nuk ndiqen penalisht...

Nga: A. J Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:14
Foto nga ndeja ne Oden e burrave

Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha përmes një postimi në facebook ka “goditur” presidentin e vendit Hashim Thaçi i cili se fundmi ka postuar një foto në një ode në Mitrovicë derisa të gjithë të pranishmit janë ma maska shkaku u pandemisë dhe më një afërsi të lartë.

Basha ka shkruar se foto si kjo tregon, referuar fotos se postuar nga presidenti, çfarë KAPO Presidenti kemi që sfidon komplet shtetin, dhe ky sfidim kapot e shesin për vlerë.

Postimi i plotë:

Qytetarët dhe bizneset i ndjekin për t’i dënu e shpërnda në tubime ku nuk respektohen masat dhe oraret, kurse Presidenti me Lushtakun i bën edhe publike por s’ka askush që i ndjek këta. Gjykata Kushtetuese e ka thëmë qartë, se “Presidenti nuk gëzon imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tij.”

 

Foto si kjo tregon çfarë KAPO Presidenti kemi që sfidon komplet shtetin, dhe ky sfidim kapot e shesin për vlerë.

 

Kurse si shembull të keq për qytetarët as nuk do fjalë, kurse për imazhin që bota e sheh në kapot si këta nuk besoj se do koment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat