Naim Miftari tregon thirrjet që ju kanë ardhë komandantëve për me dhënë llogari për luftën para Gjykatës

Aktuale

Naim Miftari tregon thirrjet që ju kanë ardhë komandantëve për me dhënë llogari për luftën para Gjykatës

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:29
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ata që po dëshirojnë të bëjnë ligj për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se disa personave, që fjalën e ka për komandantët, iu kanë ardhë disa thirrje për me dhënë llogari për luftën para Gjykatës.

E këta persona sipas tij, nuk mund ta mbrojnë kurrë luftën e UÇK-së.

Postimi i plotë:

JO e madhe

Ata që luftën e shenjt çlirimtare dhe krejt luftën e UÇK e lanë jashtë kushtetutës së Kosovës, as dy rreshta nuk i shkruan, ata që luftën çlirimtare të UÇK dhe popullit tonë e quajtën vetëm një konflikt të brendshëm, ata që nuk dënuan dhe as nuk akuzuan gati asnjë kriminel serbë të luftës për 15.000 vrasje, dhjetëra mijëra dhunime, zhdukjen e mijëra kufomave civile, vrasjen e 1340 fëmijëve tanë, ndjekjen përmes pastrimit etnik të 1 milion qytetarëve shqiptarë, djegien deri në themel të 116.000 shtëpive shqiptare...!

Pikërisht qeta që e vodhën e rrjepën Kosovën qe 22 vite rresht sot kur ju ka ardhë disa thirrje shefave të shefave për me dhanë disa llogari për luftë para gjykatës, sot ju bien në mend me mbrojt luftën kinse me ligj e JO kjo nuk do të ndodh kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat