Çun Lajçi-Haradinajt: Kur të bëhesh president, më premto se s’do t’më vini tek varri, ti as Thaçi, Kadriu, Isa as Fatmiri, sepse atë natë m’presin Shkëlzeni e Luani yt

Aktuale

Çun Lajçi-Haradinajt: Kur të bëhesh president, më premto se s’do t’më vini tek varri, ti as Thaçi, Kadriu, Isa as Fatmiri, sepse atë natë m’presin Shkëlzeni e Luani yt

Nga: G.B Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:31
Ramush Haradinaj dhe Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pasi Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Colmar i kishte premtuar se nëse bëhet kryeministër, do t’ia bëjë pensionin 1 mijë euro, 100 personaliteteve, përfshirë dhe atë, por që nuk e kishte bërë, përcjell Bota sot.

Lajçi i ka thënë se tani kur të bëhet president, a do t’i premtojë se s’do t’i shkojë tek varri, as ai, as Thaçi, Kadriu, Isa e as Fatmiri.

Kjo, pasi aktori ka thënë se atë natë do ta presin Shkëlzeni e Luani i tij, Ademi, Azemi, Zahiri e Agimi dhe këta s’bën të takohen me ata.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

I nderumi Ramush

Po flitet se do t'bëhesh President.
Mirë boll. Kur dojshe m'u ba Kryeministër, n'Colmar m'pate premtu, se po u bana Kryeministër, 100 personaliteve (përfshi edhe mua) pensionet kam m'ua ba nacionale nga 1000 eu!
Do shpirtzi m'patën thanë po ju rrenë, e mua m'erdh rëndë që iu duel fjala atyre!
Tash, kur t'bahesh President, a don me m'premtua se s'ke me m'ardhë të varri, as ti, as Thaçi me Kadrinë as Isa me Fatmirin, se atë natë do t'me presin Shkelzeni e Luani yt, Ademi e Azemi, Zahiri e Agimi. Atyne u kam shkrua poezi e iu kam knua pa interes. Ata nuk përzihen më.
"Bastardët " e mi, e të vorri s'bani mirë m'u takua me ta!
Faleminderit!

Prishtinë, 13.08.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat