Ish ministri i Shëndetësisë nuk ka të ndalur, përveç rastit të fundit në Pejë, publikohen edhe ngacmimet e tjera seksuale

Aktuale

Ish ministri i Shëndetësisë nuk ka të ndalur, përveç rastit të fundit në Pejë, publikohen edhe ngacmimet e tjera seksuale

Nga: A. J Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:41
Numan Baliq

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq duket se nuk do të ndalet me skandalet seksuale ndaj femrave të ndryshme në Spitalin e Pejës.

Derisa sot është bërë e ditur se një nënë 23-vjeçare e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.

Ky nuk është skandali i vetëm që Baliq është përfshirë, pasi që mbi të ka pasur edhe një akuzë pothuajse të njëjte për ngacmim seksual ndaj një të miture e që nuk ka ndodh më larg se dy vite më parë.

Në atë kohë  Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Brenda spitalit në Pejë, një 17 vjeçare po ndiqte mësimet praktike. Gjatë qëndrimit këtu, nxënësja e shkollë së mesme të mjekësisë, kishte kontakte edhe me kirurgun Numan Baliq. Vajza e mitur kishte akuzuar për ngacmim seksual ish ministrin derisa më vonë edhe ishte ngritur aktkauzë ndaj tij.

Akuzat ndaj Baliqit nuk kanë mbaruar, sepse sot është bërë i ditur edhe një rast tjetër skandaloz ku ai ka tentuar të sulmoj seksualisht një nenë e cila po qëndronte në Spitalin e Pejës.

Një njoftimin e mediave thuhet Një nënë 23-vjeçare e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq. Këtë e kanë konfirmuar brenda Policisë së Kosovës.

“Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën që 16 ditë. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo e ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.

Një rast tjetër për të cilin nuk ishte lajmëruar policia ka qenë vite më parë në kohën kur ai ka punuar si kirurg në Spitalin e Pejës, derisa ka kërkuar që një vajzë ta shoqëroj atë deri të salla e operacionit për çka edhe kishte tentuar ta prek e zhvesh por që femra në atë rast ishte tërhequr. Rastin e kanë ditur i gjithë stafi i Spitalit në Pejë por për rastin në fjalë nuk ishte njoftuar Policia pasi që viktima nuk kishte lejuar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat