Kurti takohet me ambasadorin Minxhozi

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin Minxhozi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:47
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim mes Kurti dhe Minxhozit është folur për situatën politike, ekonomike e me theks situata e krijuar nga COVID-19.

“Në këtë takim u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, e në veçanti për përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19 që ka prekur tashmë themelet e sistemit tonë shëndetësor”, thuhet në komunikatën për media nga kjo parti.

Tutje është thënë se është numri i vdekjeve në vend është një alarm edhe ndërkombëtar.

“Renditja e Kosovës në vendin e parë në botë me më së shumti vdekje nga Covid-19 për 1 milion banorë është tashmë një alarm shtesë, edhe ndërkombëtar”, shkruhet mes tjerash në komunikatë.

Kurti po ashtu në takimin me Minxhozin, ka theksuar nevojën e menaxhimit të mirë e profesional si dhe të vendimeve të guximshme për daljen nga kjo krizë e shumëfishtë që ka pllakosur Kosovën.

“Gjendja e shëndetit publik dhe problemet e institucioneve shëndetësore nuk bën të politizohen, por zgjidhja është politike dhe institucionale, me ç'rast legjitimiteti e besueshmëria shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat