Juristi Vigan Qorolli ka reaguar përmes një shkrimi në facebbok duke thënë se Kosova nuk është shtet normal e sidomos nëse shohim raportet për pandeminë dhe vdekjet e larta në vend.
Qorolli ka shkruar se testimet që behën në Kosovë dmth nuk merren seriozisht nga shtetet e zhvilluara. Sepse këtu gënjejnë, blejnë e shesin “marifet leqe” që bota e civilizuar nuk i përtyp.
Ai ka shkruar se ka margaritarë nga testet serologjike qe kundrejt 30 eurove te japin rezultate dykuptimshëm: mund ta kesh pasur, mund te mos e kesh pasur virusin.
Diçka si qeveria, mund ta falesh bajramin, mund te mos e falesh. Mund te nisin shkollat me 1 shtator, por edhe mund te mos nisin.
Postimi i plotë:
Kosova nuk është një shtet normal. Këtë po e dëshmon çdo dite e me tepër pandemia. Jemi shteti numër një ne bote për vdekje ne një milion banore. Qeveria e këtij shteti jonormal bën sehire. Per me tepër kampioni futbollistik i këtij shteti me kastën me te çoroditur politike ne rruzull, KF Drita, përjashtohet nga garat preliminare ne Champions League, sepse shteti prej nga vjen është joserioz ne trajtimin e coronavirusit dhe testimit për te. Testimet qe behën këtu dmth nuk merren seriozisht nga shtetet e zhvilluara. Sepse ketu gënjejnë, blejnë e shesin marifetlleqe qe bota e civilizuar nuk i përtyp.
Krejt ne fund, qershia mbi torte: kemi një kryeministër qe është edhe qesharak, edhe komik, edhe tragjik. Ai bën thirrje çdo dite ne fejsbuk qe te respektohen masat kunder pandemise. Por institucionet e drejtuara prej tij nuk marrin vendime për ta parandaluar shtrirjen e pandemisë. Ose edhe kur marrin — i trashin xhepat e oligarkise shëndetësore (pasurojnë laboratorët privat) dhe varfërojnë qytetaret.
Se fundi, ka margaritarë nga testet serologjike qe kundrejt 30 eurove te japin rezultate dykuptimeshe: mund ta kesh pasur, mund te mos e kesh pasur virusin.
Diçka si qeveria, mund ta falesh bajramin, mund te mos e falesh. Mund te nisin shkollat me 1 shtator, por edhe mund te mos nisin.
Pranojeni qe jeni qesharak, tragjikomik dhe pa fije guximi.