Veliu e Zemaj apelojnë qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19

Aktuale

Veliu e Zemaj apelojnë qytetarët për respektim të masave antiCOVID-19

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:29
Pamje nga takimi

Kosova vazhdon të përballet me pandeminë koronavirus dhe vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar edhe tetë vdekje të reja.

Pandemia me koronavirus ishte temë e takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe atij të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të koordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për menaxhimin e incidenteve.

Të dy ministrat bënë apel te qytetarët që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës si dhe masat e IKSHP-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 491 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 193 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616, teksa numri i rasteve aktive është 3.999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat